Vasfije Krasniqi: Ma plasët zemrën

Vasfije Krasniqi: Ma plasët zemrën

Vasfije Krasniqi, gruaja e parë kosovare që pranoi publikisht se është dhunuar seksualisht nga ushtarët serbë në Kosovë është shprehur e dëshpëruar me situatën që sot është krijuar në vend.

Ajo përmes një postimi në Tëitter ka thënë “Mos e përdorni  dhimbjen dhe vuajtjet tona për përfitime tuaja. Ma plasët zemrën”.

Ajo po ashtu ka shkruar në llogarinë e saj në Facebook, se nuk duhet të provokohet ndjenjat e grave të dhunuara.

Postimi i plotë në Facebook:

Pas krejt ksaj katrahure në lidhje me foton e publikuar sot, pamvarsisht se ku ndodhë apo prej kujt ka ndodhur dhuna seksuale eshte e denueshme, por si nje e mbijetuar unë ne emër ” të gjithave” ju lutem qe te kini kujdes dhe mos të provokohen ndjenjat tona. Sepse më së paku ne na duhet të shohim gjera te tilla, sepse kjo është njera nga padrejtesit që na bëhet neve.

Ne duam drejtësi, dhe jo të na perseritet krimi në cfardo forme.