Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Vasfije Krasniqi është rrezikuar nga një plumb “qorr” natën e Vitit të Ri.
Por, ngjarja nuk ka ndodhur në Kosovë, pasi Vasfije Krasniqi ndodhej në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të kaluar pushimet.
Këtë e ka konfirmuar përmes një postimi në Facebook, vllahu i Vasfijes, Nafi.
“Buqa është në SHBA dhe kjo ka ndodhur atje, madje, në momentin kur ka ndodhur Buqa ka qenë ulur në ulësen pranë dritares, e që me të drejtë në ato momente Buqa dhe, të gjithë ne kemi qenë të shqetësuar, qoftë për rrezikun paraprak apo edhe mos kjo ka qenë e qëllimshme”.
“Përderisa, rasti është duke u trajtuar nga autoritetet lokale, ne presim cili do të jetë rezultati i hetimeve, nëse do të ketë ndonjë rezultat apo gjithçka do të mbetet me kaq, e rëndësishme është që Buqa është mirë, dhe pa asnjë hezitim do të vazhdoi tutje”, shtoi ai.
Raportohet se vetëm 25 cm ishte distanca mes trupit të deputetes dhe plumbit “qorr”. /Insajderi.com