“Sektori i ndërtimit shtyllë e ekonomisë së Kosovës”

“Sektori i ndërtimit shtyllë e ekonomisë së Kosovës”

Sot në Prishtinë do të mbahet Konferenca e parë e Ndërtimit në Kosovë, e organizuar nga Media Ndërtimi.

Valon Vataj drejtor i kompanisë “Kawa Group”, tha se në konferencën e ndërtimit “CONRECON” që do të mbahet sot do të mblidhen arkitektët e inxhinierët më të mirë të rajonit

“Qëllimi i konferencës është të dalim edhe me rekomandime për ndërtimin”, tha ai sot në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

Sipas tij aty do të ketë panele disktimi dhe prezantime.

Ai tha se Dita e parë e konferencës do të ketë panele diskutimi në temat “Identiteti Arkitekturor i Kosovës” dhe “Ballafaqimi i Ballkanit me Urbanizëm”.

“Faza emergjente e ndërtimit emergjent ka përfunduar”, tha ai.

Konferenca do të vazhdojë edhe më 3 prill, ditën kur do të flitet për “Degradimin e Tokave Bujqësore nga Ndërtimi” dhe “Ndërtimi si ndotës”.

Ai bëri me dije se pjesëmarrës në konferencë do të jenë: arkitekti Përparim Rama, inxhinieri Bardhyl Halitjaha, kryetari i Asociacionit të Arkitektëve të Shqipërisë, Armand Vokshi, kryetari i Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës, Astrit Nixha, urbanistiDukagjin Hasimja, urbanisti shqiptar Flamur Kuqi, arkitekti Bekim Ramku, arkitekti Rron Beqiri, arkitekti Shpetim Maraj, arkitekti dhe dekani i Fakultetit të Arkitekturës “Polis”, Ledian Bregasi, ambientalisti Labi Salihu, dekani i Fakultetit të Bujqësisë në Tiranë, Fatbardh Sallahu, Afrim Sharku.