Vazhdimi i seancës plenare në Kuvendin e Kosovës të hënën

Vazhdimi i seancës plenare në Kuvendin e Kosovës të hënën

Kuvendi i Kosovës ka njoftuar se vazhdimi i seancës plenare do të vazhdojë ditën e hënë, njofton Insajderi.

Koha e paraparë se kur do të rifillojë seanca është ora 10:30.

“Më 21 shtator, në orën 10:30, vazhdimi i seancës plenare”, thuhet në njoftim e Kuvendit të Kosovës.

“Duke pasur parasysh që e gjithë hapësira e sallës plenare të Kuvendit, përfshirë edhe ballkonin, do të jetë në dispozicion të deputetëve, në respektim të masave të ndërmarra për shkak të situatës pandemike, ju njoftojmë se prezenca mediave në këtë seancë, do të jetë e pamundur”, thuhet tutje në njoftimin e Kuvendit”./Insajderi.com