
Kuvendi i Kosovës pritet që sot të vazhdojë seancën e papërfunduar gjatë së mërkurës, njofton Insajderi.
Vazhdimi i kësaj seance plenare pritet të nis nga ora 10:00.
Në mesin e tri pikave të mbetura është edhe ajo për shkarkimin e anëtarëve të Bordit të Radio Televizionit të Kosovës.
Rendi i ditës:
Shqyrtimi i Rekomandimit të Komisionit funksional për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal për shkarkimin e anëtarëve të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës,
Shqyrtimi i kërkesës së Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis, Planifikim Hapësinor dhe Infrastrukturë për ndryshimin e emërtimit të këtij komisioni,
Zgjedhja e drejtorit të Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit. /Insajderi.com