Vazhdimisht ia ngacmonte seksualisht vajzën, nëna nga Kaçaniku e denoncon në polici të dyshuarin

Vazhdimisht ia ngacmonte seksualisht vajzën, nëna nga Kaçaniku e denoncon në polici të dyshuarin

Një grua nga Kaçaniku është ankuar se një person vazhdimisht po e ngacmon seksualisht vajzën e saj.

Ajo e ka raportuar dje rastin në polici, ndërkaq njësitet policore kanë intervenuar menjëherë duke e arrestuar të dyshuarin.

Siç bëhet e ditur tutje në raportin e policisë, pas intervistimit, me urdhër të prokurorit kujdestar i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Ankuesja femër kosovare ka informuar se i dyshuari mashkull kosovar, që një kohë është duke ngacmuar seksualisht vajzën e saj të mitur. Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorit kujdestar është dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në njoftim. /Insajderi.com/