Vazhdojnë incidentet me mjete piroteknike, nëntë të lënduar në Ferizaj

Vazhdojnë incidentet me mjete piroteknike, nëntë të lënduar në Ferizaj

Festimet e vitit të ri me mjete piroteknike kanë filluar të lëndojnë shumë njerëz në Kosovë edhe në orët e para të këtij viti.

Në Ferizaj deri në këto momente janë të lënduar nëntë persona, njëri prej tyre në gjendje të rëndë, njofton Klan Kosova.

Rastin për Klan Kosova e ka konfirmuar Basri Shabani, nga Policia e Rajonit të Ferizajt.

“Deri tani kemi nëntë persona të lënduar kur njëri nga ta është i lënduar më rëndë dhe pas trajtimit mjekësorë këtu në Ferizaj është dërguar për trajtim të mëtutjeshëm në QKUK, personat e lënduar janë të moshave të ndryshme por të gjithë janë të lënduar nga mjetet piroteknike”, ka thënë Shabani.