Vazhdojnë kërkimet për personin që dyshohet se u hodh nga “Ura e Fshajtë”

Vazhdojnë kërkimet për personin që dyshohet se u hodh nga “Ura e Fshajtë”

Ende nuk është gjetur personi që dyshohet se është hedhur nga “Ura e Fshajtë” në Gjakovë javë më parë, njofton Insajderi.

Ekipet e Kërkim Shpëtimit në ujëra të Gardës Kombëtare të Forcës së Sigurisë së Kosovës po vazhdojnë operacionin e kërkimit.

Shtabi i FSK-së thotë se ky operacion nuk është ndërprerë as në situate të jashtëzakonshme dhe do të vazhdojë deri në përmbushjen e misionit.

“Ekipet e Kërkim Shpëtimit në ujëra të Gardës Kombëtare të Forcës së Sigurisë së Kosovës, edhe sot në kushte shumë të vështira, duke rrezikuar edhe jetën e tyre, vazhdojnë operacionin e kërkimit për personin e humbur në afërsi të urës së Fshejtë.

Operacioni i kërkimit nga Forca e Sigurisë së Kosovës nuk është ndërprerë as në situata të jashtëzakonshme dhe do të vazhdoj deri në përmbushjen e misionit”, thuhet në njoftimin e Shtabit të Përgjithshëm të FSK-së./Insajderi.com

May be an image of tree, nature and body of water

May be an image of one or more people and body of water