Vazhdojnë mashtrimet në Facebook – një faqe po ‘dhuron’ shpërblime të rrejshme

Vazhdojnë mashtrimet në Facebook – një faqe po ‘dhuron’ shpërblime të rrejshme

Faqet në rrjetin social Facebook që merren me shitblerje online janë të shumta, shkruan Gazeta Insajderi.

Por, një pjesë e madhe e tyre del që janë faqe fallco që i mashtrojnë ‘pjesëmarrësit’ në lojë duke i shtyer t’i shpërndajnë produktet e tyre në këmbim të ndonjë dhurate.

Njejtë po vepron edhe një faqe në Facebook.

Moto e saj është “Dergoni një mesazh dhe shikoni se çfarë dhurate kemi bërë gati për ty”, duke tentuar ta rris pjesëmarrjen me premtime të rrejshme.

Demantimi i faqes ka ndodhur kur një komentues ka treguar që fotografitë që kjo faqe i publikon, janë fotografi të huaja, pra, nuk kanë të bëjnë me faqen në fjalë.

Pre e këtij mashtrimi kanë rënë një numër i madh i komentuesve.

Kjo është fotografia që është marrë nga interneti dhe është vendosur si pjesë e faqes.