Vazhdojnë përplasjet për regjistrimin në Maqedoninë e Veriut

Vazhdojnë përplasjet për regjistrimin në Maqedoninë e Veriut

Partia më e madhe në Maqedoninë e Veriut (LSDM)  ka  akuzuar partinë opozitare maqedonase  VMRO-DPMNE  dhe liderin Hristijan  Mickoski se edhe në regjistrimin e popullsisë janë në anën e kundërt të interesave shtetërore dhe kombëtare.

Sipas tyre VMRO kur merren vendime të rëndësishme ligjore për shtetin dhe qytetarët vepron në mënyrë destruktive, të papërgjegjshme dhe kundër shtetit.

“Tani kur para deputetëve në Kuvend është Ligji për regjistrimin e popullsisë, VMRO-DPMNE opozitare e udhëhequr nga humbësi Mickoski është në anën e kundërt të interesave shtetërore dhe kombëtare. Ligji për regjistrimin e popullsisë mundëson që këtë pranverë pas gati 19 viteve, në shtet të zbatohet regjistrimi sipas rregullave dhe standardeve ndërkombëtare dhe Eurostat” pohojnë nga LSDM-ja.

Sipas kësaj partie  është e paqartë pse Mickoski dhe partia e tij kundërshtojnë këtë ligj që mundëson Maqedonia e Veriut të ketë të dhëna të sakta statistikore, të rëndësishme për politikat dhe strategjitë afatmesme dhe afatgjata.Ndërsa VMRO-DPMNE ka paralajmëruar se nëse Qeveria e voton Ligjin për regjistrimin e popullsisë ata do të mbledhim në nënshkrime nga qytetarët për ta anuluar atë.

“Regjistrimi të cilin Qeveria e shtyn me forcë në mes të pandemisë nuk ka për qëllim të jetë operciaon statistikor, por regjistrim rezultati i të cilit do të jetë sipas pazareve politike të LSDM-së dhe BDI-së.

Në asnjë vend demokratik nuk ekziston regjistrim pa fakte, vetëm me diktimin e numrave amë dhe dy nënshkrime. Kjo ndodh në Maqedoni për shkak se Zaev ka marrëveshje me BDI -në për bashkësitë etnike” thonë nga VMRO-DPMNE-ja.

Sipas VMRO-së, pikërisht për këtë fakt, Qeveria e RVM-së refuzoi të gjitha amendamentet që kishin për qëllim të parandalojnë falsifikimin.

Të premten në ora 18 përfundoi debate tre ditor I diskutimeve rreth  propozim ligjin për regjistrimin e popullsisë dhe amvisërisë në Maqedonisë e Veriut. Votimi u prolongua për një ditë tjetër.  /Insajderi.com