Vazhdojnë pritjet e gjata në pikën kufitare të Kakavijës

Vazhdojnë pritjet e gjata në pikën kufitare të Kakavijës

Mbi 700 persona dhe 320 automjete kanë kaluar gjatë natës në pikën kufitare të Kakavijës.

Radha e automjeteve është ulur dhe aktualisht është rreth 4 kilometra, por po punohet edhe nga pala greke që këto pritje të gjata të zvogëlohen dhe më shumë, njofton Insjaderi.

Me këtë ritëm, automjetet po lëvizin drejt kufirit.

Duke filluar nga dita e sotme (16 gusht), kushdo që hyn në Greqi do të duhet të karantinohet për 1 javë.

Duke nisur nga e hëna (17 gusht), nga pika kufitare e Kakavijës do të kenë mundësi të kalojnë vetëm 750 persona në ditë, ndërsa nga ajo e Kapshticës vetëm 300 persona në ditë, në fashën orare 06:00 deri në orën 22:00./Insajderi.com