Vazhdojnë protestat antishqiptare në Maqedoni

Vazhdojnë protestat antishqiptare në Maqedoni

Protesta e organizuar nga e ashtuquajtura shoqata “Për Maqedoni të përbashkët”, ka vazhduar edhe sot nw Maqwdoni.

Marshi i tyre filloi nga qeveria dhe përfundoi para Kuvendit, raporton Alsat M.

Ata përsëritën se nuk do të heqin dorë nga kërkesat e tyre për refuzimin e platformës së Tiranës dhe për zgjedhje të reja.

Ndërkohë që paralajmëruan padi për të gjithë ata që votuan Talat Xhaferin për kryetar të Kuvendit.

Protestuesit gjithashtu kërkuan lirimin e të arrestuarve për dhunën në Kuvend nën pretekstin se ata janë të pafajshëm.

Edhe sot numri i protestuesve ishte dukshëm i ulët, derisa numri i forcave policore rreth Kuvendit dhe Qeverisë ka qenë shumë i lartë./Insajderi.com