Vazhdojnë reshjet e borës – parashikimi i motit për sot

Vazhdojnë reshjet e borës – parashikimi i motit për sot

Mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu dhe bore parashihet që të mbizotëroj sot në Kosovë, njofton Insajderi.

Kështu është bërë e ditur nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, në njoftimin e të cilit tutjte thuhet se reshje bore pritet të bie kryesisht në zonat malore.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius.

Do të fryjë erë drejtimesh të ndryshme por dominues do të mbetet jugperëndimi me shpejtësi 1-7m/s. /Insajderi.com