Vazhdon beteja mes Komunës së Fushë Kosovës dhe banorëve të saj

Vazhdon beteja mes Komunës së Fushë Kosovës dhe banorëve të saj

Komuna e Fushë-Kosovës përmes një komunikate për media ka thënë se ndërtimi i një objekti të ri shkollor në afërsi të “Kompleksit 300” është domosdoshmëri.

Në një përgjigje për Këshillin për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, nënvizohet numri i madh i nxënësve me të cilët përballet shkolla “Mihal Grameno”.

Më tutje në komunikatë nënvizohet se ndërtimi i objektit shkollor është duke u bërë sipas të gjitha standardeve dhe se ka pasur një objekt shkollor që ka nisur të ndërtohet nga Ministria e Arsimit, që nuk ka përfunduar ende, por për të cilin nuk është bërë ‘zhurmë’ fare.

Në lidhje me këtë rast edhe ishin ankuar banorët e kësaj lagje, ku kishte raportuar edhe Insajderi.

Sipas banorëve, shkolla është afër ndërtesës ku ata jetojnë dhe për këtë arsye do të pengonte qarkullimin e lirë të banorëve. Banorët e “Kompleksit 300” kishin filluar të nënshkruajnë një peticion duke kundërshtuar kështu ndërtimin e këtij objekti.