Vazhdon edhe pas dy orëve mbledhja e Kryesisë së LDK-së

Vazhdon edhe pas dy orëve mbledhja e Kryesisë së LDK-së

Janë bërë dy orë prej që ka nisur mbledhja e Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Kryetari Isa Mustafa me anëtarët e kryesisë po diskutojnë rreth mundësisë së koalicionit me Lëvizjen Vetëvendosje.

Në takim është parë një atmosferë e mirë ndërsa pas mbledhjes pritet të mbahet edhe konferenca për media e kryetarit Mustafa.

Nuk dihet nëse anëtarët e kryesisë kanë marrë vendim përfundimtar rreth koalicionit me VV-në, apo do të takohen sërish për të vendosur.