Ka vazhduar edhe sot greva e punëtoreve të Sindikatës së Pavarur të Punëtorëve në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “ Adem Jashari” e cila është mbajtur nga ora 08:00 deri në orën 10:00, siç ishte paralajmëruar më herët nga kjo sindikatë.
Inspektorët e AAC- së gjatë kohës së grevës kanë vëzhguar për së afërmi vijimin e operimeve në pajtim me rregullat dhe standardet e zbatueshme për siguri të operimeve dhe nuk kanë vërejtur parregullsi.
Greva pritet të vazhdoj edhe nesër me dt. 21.08.2019 nga ora 08:00 deri në ora 14:00, luten udhëtarët që të monitorojnë komunikatat e ANP “Adem Jashari” dhe të planifikojnë itinerarin e udhëtimeve në koordinim të ngushtë me kompanitë ajrore apo përfaqësuesit e tyre.
Autoriteti i Aviacionit Civil të Kosovës edhe njëherë ju bën thirrje të gjitha palëve që të shfrytëzojnë të gjitha mundësitë e dialogut social për të gjetur një zgjidhje të pranueshme për palët dhe ndërprerje të grevës.