Vazhdon gjykimi i Salih Mustafës, sot përfundon dëgjimi i dëshmitarit të katërt

Vazhdon gjykimi i Salih Mustafës, sot përfundon dëgjimi i dëshmitarit të katërt

Në Dhomat e Specializuara në Hagë të enjten vazhdon dëgjimi i dëshmitarit të katërt të Zyrës së Prokurorit të Specializuar në rastin ku po gjykohet ish-eprori i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa.

Ky dëshmitar ZPS-së, i cili mban kodin Ë03594, ka filluar të dëgjohet më 12 tetor dhe ka deklaruar se nga dy persona me maska është dërguar në një objekt mbajtjeje në Zllashë ku, sipas tij, ka marrë trajtim çnjerëzor.

Ky është gjykimi i parë që ka filluar në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë e Salih Mustafa është i arrestuari i parë nga Specialja.

Aktakuza ndaj tij është konfirmuar më 12 qershor 2020, ndërsa është arrestuar më 24 shtator të vitit të kaluar, me pretendimin se ka kryer krime lufte.

Në paraqitjen para trupit gjykues, Salih Mustafa është deklaruar i pafajshëm./Insajderi.com