Vazhdon implementimi i projektit “Përkrahja e Sistemit Shëndetësor në Kosovë”

Vazhdon implementimi i projektit “Përkrahja e Sistemit Shëndetësor në Kosovë”

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka njoftuar se projekti i financuar nga Qeveria e Italisë, “Përkrahja e Sistemit Shëndetësor në Kosovë” do të vazhdojë të implementohet, njofton Insajderi.

Kjo u bë e ditur gjatë takimit të sotëm që pati ministri Zemaj, me ambasadorin e Italisë, Nicola Orlando.

Zemaj me anë të një postimi në Facebook ka njoftuar se kanë diskutuar për vazhdimin e implementimit të këtij projekti.

“Projekti ka filluar në vitin 2009 dhe në mars të vitit 2010 është aprovuar buxheti me vlerë 3,069,900,30, por që ka ngecur implementimi i tij. Investimet që do të bëhen me këtë projekt kanë të bëjnë me ngritjen e kapaciteteve për Klinikën e Kardiokirurgjisë dhe për Infeksionet Intraspitalore”, thuhet në postimin e Zemajt.

“Gjatë takimit u qartësua se si do të zhvillohet tutje ky projekt me rëndësi të veçantë. Nuk do të lejoj që projektit “Përkrahja e Sistemit Shëndetësor në Kosovë”, të jetë peng i neglizhencës”, ka shkruar tutje ai. /Insajderi.com