
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, vazhdon intervistimin nga prokurorët e Gjykatës Speciale.
Lideri i BDI-së, po intervistohet nga prokurorët e speciales si ish-themelues i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në rolin e të dyshuarit.
Intervistimi filloi të mërkurën, por do të vazhdojë edhe enjten.