Policia e Kosovës njofton se edhe të dielën do të vazhdojë kërkimi i Muhabi Shukri Islami nga Begraca e Kaçanikut, i cili u raportua i zhdukur ditë më parë, përcjell Insajderi.
Sipas njoftimit, ai është 43-vjeçar dhe i njëjti me datë 07.06.2021 kishte dalë nga shtëpia dhe që nga ajo ditë nuk dihet për fatin e tij.
Policia tutje bën të ditur se ekipe të përbashkëta të saj nga rajoni i Ferizajt, ekipe të Forcës së Sigurisë, zjarrfikësve si dhe 40 vullnetarë, kanë nisur me mëngjes kërkimin e tij.
“Ai, ka flokë të zeza, sy të kaltër, i gjatë 1.80 cm, peshon 75 kg dhe kishte të veshur xhinse të kaltërta, bluzë të zezë dhe këpucë të zeza. Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, fton qytetarët, që nëse marrin ndonjë informacion për vendodhjen e tij, të njoftojnë menjëherë stacionin policor më të afërt, ( tel .192)”, thuhet në njoftimin e PK-së./Insajderi.com