Vazhdon lirimi i hapësirave publike në Skenderaj

Vazhdon lirimi i hapësirave publike në Skenderaj

Komuna e Skenderajt nëpërmjet ka vazhduar me aksionin e lirimit të hapësirave publike në këtë qytet, ku janë rrënuar rreth 25 garazhe në hapësirën afër institucionit parashkollor “Nëna Zahide”, pesë të tilla afër banesave sociale, për të vazhduar më pas edhe dhjetë të tjera në afërsi të gjimnazit “Hamëz Jashari”.

Kryetari i Komunës, Bekim Jashari, ka thënë veprimet e radhës të komunës, gjegjësisht Drejtorisë së Inspektoratit, që synojnë kthimin në normalitet dhe lirimin e hapësirave publike të cilat për vite më radhë janë shfrytëzuar shkel e shko.

Sipas komunikatës, aksioni i sotëm, që s’është fushatë e drejtuar nga askush, por punë e përditshme, për të mbrojtur hapësirat publike që zaptohen padrejtësisht, është zhvilluar tek pjesa afër çerdhes “Nëna Zahide”, në një hapësirë që kanë qenë të ndërtuara rreth 25 garazhe, 5 të tilla tek banesat sociale, për të vazhduar më pas edhe 10 të tjera në afërsi të Gjimnazit “Hamëz Jashari”.

“Kësisoj, askujt nuk do t’i mohohet e drejta e garantuar që të shfrytëzojë apo vendosë objekte në hapësirat publike, por vetëm duke iu nënshtruar procedurave dhe rregullave që janë përcaktuar me ligj”, thuhet në komunikatën e komunës.