Vazhdon “lufta” MASHT-SBASHK

Vazhdon “lufta” MASHT-SBASHK

Sindikata e Bashkuar e Arsimit ka kundërshtuar idenë e Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, që në Kosovë të mbahet mësimi tërëditor.

Në komunikatën e bërë nga SBASHK-u thuhet se ideja e MASHT-it, që të mbahet mësimi tërëditor në Kosovë është një eksperiment i ri dhe i dëmshëm ndaj sistemit arsimor.

“Për mësimin tërëditor duhet shikuar praktikat në vendet e Evropës dhe do të shihet se nuk janë mësimdhënësit e njëjtë ata që angazhohen në mësimin tërëditor, por janë kuadro shtesë’, thuhet në komunikatën e SBASHK-ut.

Gjithashtu, SBASHK-u ka theksuar se në Kosovë nuk ka kushte që të mbahet mësimi tërëditor.

Nuk është e vetmja pikë ku këto dy institucione kundërshtohen mes vete. Ministria e Arsimit dhe Sindikata e Bashkuar e Arsimit, ishin kundërshtuar edhe për zëvendësimin e orëve të humbura gjatë grevës së janarit.