Vazhdon polemika mes Osmanit dhe Grenell, ky i fundit e kritikon se nuk ka dhënë asnjë sugjerim për marrëveshjen

Vazhdon polemika mes Osmanit dhe Grenell, ky i fundit e kritikon se nuk ka dhënë asnjë sugjerim për marrëveshjen

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës dhe emisari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, kanë vazhduar të polemizojnë në lidhje me marrëveshjen ekonomike të nënshkruar midis këtyre dy vendeve të Ballkanit Perëndimor, në Shtëpinë e Bardhë, njofton Insajderi.

Osmani i është përgjigjur Grenellit në një postim në Twitter, duke i thënë se simbolizmi nuk mund të krijojë vende pune, derisa thotë se politikanët të cilët kanë udhëhequr vendin në 20 vitet e fundit, sipas saj e kanë shkatërruar ekonominë tonë.

Këtij reagimi sërish i ka replikuar Grenell, duke iu drejtuar kryeparlamentares Osmani, të cilës i thotë se problemi kyç nuk është gjatësia që një politikan është në detyrë.

Ai tha se problemi është tek marrja e autorësisë ose marrja e kreditove (meritave) për një gjë të caktuar, teksa thotë se kjo është arsyeja pse Vjosa Osmani nuk ka propozuar asgjë vetëm kritika.

“Gjatësia e kohës që një politikan është në detyrë nuk është domosdoshmërish problemi. Përvoja mund të sjellë një ndryshim të madh. Krenaria e autorësisë ose marrja e kredisë(meritave) është zakonisht problemi. Ju nuk keni dhënë asnjë sugjerim për këtë marrëveshje. Vetëm kritika sepse nuk ishit në krye”, tha Grenell. /Insajderi.com