Ka vazhduar seanca, pasi Kuvendi shkoi në një pushim 15 minutësh që zgjati një orë, për shkak të mungesës së kuorumit. Tash në sallë gjendet 67 depute" />

Vazhdon seanca, deputetët e PSD-së e bëjnë kuorumin

Vazhdon seanca, deputetët e PSD-së e bëjnë kuorumin

Ka vazhduar seanca, pasi Kuvendi shkoi në një pushim 15 minutësh që zgjati një orë, për shkak të mungesës së kuorumit. Tash në sallë gjendet 67 deputetë, e kuorumin, që mungonte më parë, e bën deputetët e PSD’së dhe Lista Srpska.

Seanca e Kuvendit ka vazhduar, ndërsa kryeparlamentari Kadri Veseli tha se tash në seancë janë 67 deputetë të pranishëm në sallë.

Vetëvendosje dhe LDK e kanë bojkotuar seancën e sotme, ndërsa në Kuvend gjenden deputetët e Partisë Socialdemokrate.

Po ashtu, prezentë janë edhe Lista Srpska.

Këto janë pikat e rendit të ditës:

Votimi i Raportit vjetor të Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës për vitin 2017,

Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr. 06/ L-010 për Noterinë,

Votimi i Propozim-rezolutës nga debati parlamentar për dialogun me Serbinë,

Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr. 06/L-067 për plotësimin edhe ndryshimin e Ligjit nr. 04/L-063 për Hekurudhat e Kosovës,

Votimi në parim i Projektligjit nr. 06/L-084 për mbrojtjen e fëmijës,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 06/L-065 për shqyrtimin dhe vërtetimin e pasurisë së pajustifikueshme,

Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr. 06/L-059 për Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz,

Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 06/L-035 për veprimtaritë hidrometeorologjike,

Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 06/L-038 për shërbimet postare,

Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit Nr. 02/L-31 për Lirinë Fetare në Kosovë,

Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për miniera dhe minerale,

Votimi i Raportit vjetor i Autoritetit rregullator për ujëra për vitin 2017,

Votimi i Raportit vjetor të performancës së Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2017,

Votimi i Raportit vjetor të Autoritetit Rregullator të Komunikimeve Elektronike dhe Postare për vitin 2017,

Votimi i Raportit vjetor të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës për vitin 2017

Votimi i Raportit vjetor të Radiotelevizionit të Kosovës për vitin 2017,

Votimi i Raportit vjetor të Autoritetit Rregullativ të Hekurudhave për vitin 2017,

Votimi i Raportit vjetor të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës për vitin 2017,

Votimi i Raportit vjetor të Autoritetit të Aviacionit Civil për vitin 2017,

Votimi i Propozim-vendimit të Komisionit për Buxhet dhe Financa për caktimin e pagës së kryesuesit dhe anëtarëve të Komisionit për Ndihmë Shtetërore,

Votimi i Propozimit të grupeve parlamentare të AAK-së dhe Nismës Socialdemokrate për zëvendësimin e anëtarëve në komisionet parlamentare,

Zgjedhja e tre (3) anëtarëve të Bordit te RTK-së,

Votimi për formimin e Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për (1) një anëtar të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës nga komuniteti shqiptar,

Votimi i Propozimit për zëvendësimin e dy (2) anëtarëve të Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me shpenzimet për lobim nga ana e Presidencës dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës,

Debat parlamentar, sipas kërkesës së deputetes Donika Kadaj-Bujupi, mbështetur edhe nga 7 deputetët nënshkrues nga GP i AAK-së, në lidhje me shtesat e fëmijëve.