Vazhdon seanca për emërimin edhe një anëtari të bordit të RTK-së

Vazhdon seanca për emërimin edhe një anëtari të bordit të RTK-së

Ka nisur vazhdimi i seancës së djeshme plenare në Kuendin e Kosovës, ku pritet të emërohet edhe një anëtar i Bordit të Radio Televizionit të Kosovës, njofton Insajderi.

Deputetët e Kuvendit do të votojnë për Albinot Malokun ose Arlinda Azemin për të kompletuar pesë anëtarët e bordit të shumicës shqiptare.

Dje anëtarë të Bordit të RTK-së, u zgjodhën Ilir Bytyçi, Fadil Miftari, Bajram Mjeku dhe Petrit Musolli.

Ky proces u kritikua nga deputetja, Mimoza Kusari-Lila për shkak të mos përmbushjes së kritereve për barazi gjinore.

Ndërkaq, nga radhët e komuniteteve jo shumicë procesi për dy anëtarë u rikthye në pikën zero për shkak se kandidatët nuk morën votat e nevojshme.

Anëtarët e bordit të RTK-së kanë mandat trevjeçar.

Pas kësaj pike, do të fillojë një seancë e re ku pritet të shqyrtohet projektligji për rimëkëmbje ekonomike dhe ai për pandeminë. /Insajderi.com