Vazhdon seanca për Telekomin

Vazhdon seanca për Telekomin

eputetët e Kuvendit të Kosovës, sot vazhdojnë seancën rreth Telekomit të Kosovës. Kurse, pastaj kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, do të raportojë lidhur me dialogun Kosovë-Serbi, njofton Insajderi.

Seanca për Telekomin nis në orën 10:00, ku pritet të hidhet në votim edhe rezoluta nga debati parlamentar për situatën financiare të Telekomit të Kosovës, pas lejimit të përmbarimit të vendimit përfundimtar të Gjykatës Ndërkombëtare të Arbitrazhit pranë Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë në Paris.

Ndërsa, gjatë kësaj seance do të debatohet edhe për të drejtat e pensionistëve kontributdhënës.

Kurse, Hoti në orën 12:00, do ta informojë Kuvendin lidhur me dialogun Kosovë-Serbi.