Vazhdon shqiptimi gjobave për masat anti-COVID

Vazhdon shqiptimi gjobave për masat anti-COVID

Policia e Kosovës ka shpërndarë 889 gjoba për shkelësit e masave anti-COVID, njofton Insajderi.

Këto ndëshkime bazën ligjore e kanë tek ligji anti-COVID i miratuar në Kuvendin e Kosovës.

Po ashtu Policia ka shqiptuar edhe 921 tiketa për ata që nuk respektuan shenjat e komunikacionit.

Gjatë njëzetekatër orëve të fundit ndodhën 23 aksidente me të lënduar e 27 me dëme materiale.

Ndërsa, Policia arrestoi 18 persona e 18 i dërgoi në mbajtje. /Insajderi.com