
Policia e Kosovës po vazhdon të shqiptojë gjoba për shkak të mosrespektimit të masave anti-COVID nga qytetarët, njofton Insajderi.
Vetëm gjatë 24 orëve të fundit 647 persona kanë marrë tiketa dënimi për shkak se nuk respektuan ligjin për COVID-19, shumica prej të cilëve nuk kanë vënë maskat.
Derisa, një mijë e 319 gjoba janë shqiptuar për shkelësit e rregullave të trafikut, ndërsa gjatë 24 orëve kanë ndodhur 59 aksidente trafiku.
Dje po ashtu u arrestuan 20 persona për vepra të ndryshme penale, ku 14 janë dërguar në mbajtje dhe katër në vuajtje të dënimit. /Insajderi.com