
Sot do të vazhdojë seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës, thirrur nga deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adem Mikullovci në cilësinë e kryesuesit të seancës konstituive.
Në agjendën e seancës, është vetëm një pikë, sipas njoftimit ‘Zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit dhe nënkryetarëve të Kuvendit”.
Në takimin e djeshëm konsultativ partitë politike nuk arritën marrëveshje për të vazhduar seancën konstituive të parlamentit në të cilën do të duhej të zgjidhej udhëheqja e tij.