
Për ndër të festës së Pavarësisë të enjten ishte ditë pushimi për stafin shëndetësor i cili ishte angazhuar në dhënien e vaksinave.
Kurse këtë të premte ka filluar puna në të gjitha qendrat për vaksinimin e qytetarëve.
Në Prishtinë përkatësisht në Qendrën e Mjekësisë Familjare nr.2 në Kodrën e Trimave është hapur një pikë e re e vaksinimit.
Sipas raportit të Ministrisë së Shëndetësisë deri tani janë dhënë 1 milionë e 805 mijë doza të vaksinës.
Me dozën e dytë janë vaksinuar 812 mijë e 299 qytetarë.
Kurse 95 mijë e 264 qytetarë kanë marrë dozën e tretë të vaksinës kundër COVID-19. /Insajderi.com