Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës njoftoi të enjten se 67 pacientë më pak të spitalizuar, krahasuar me ditën e djeshme, janë duke u trajtuar në klinikat COVID-19, në QKUK dhe spitalet e përgjithshme.
Bazuar në raportin e punës së datës 16 shtator, 2021, në kuadër të ShSKUK-së, në trajtim janë 719 pacientë të shtrirë për trajtim nga COVID-19. 603 pacientë janë më oksigjeno-terapi dhe 47 në trajtim intensiv, në gjendje të rënduar shëndetësore.
“Numri i pacientëve sipas klinikave COVID-19: Klinika Infektive, 87 pacientë, Klinika Infektive II (Mjekësi Sportive), 51 pacientë, Klinika Infektive III (Interno), 43 pacientë, Klinika e Pulmologjisë, 74 pacientë, Mjekimi Intensiv COVID-19 dhe Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive 27 pacientë, Klinika e Gjinekologjisë, 4 pacientë, Klinika e Pediatrisë, 4 pacientë dhe Klinika e Neonatologjisë, 1 foshnje”, thuhet në njoftimin për media.
Numri i pacientëve sipas spitaleve të përgjithshme: Spitali i Prizrenit, 87 pacientë, Spitali i Gjakovës, 58 pacientë, Spitali i Pejës, 128 pacientë, Spitali i Gjilanit, 58 pacientë, Spitali i Vushtrrisë, 11 pacientë, Spitali i Mitrovicës, 35 pacientë dhe Spitali i Ferizajt, 52 pacientë./Insajderi.com