Vazhdon tregtia me diploma në UP – këto janë çmimet

Vazhdon tregtia me diploma në UP – këto janë çmimet

Nga 150 e deri në 250 euro shkojnë çmimet për një temë diplome të nivelit Bachelor.

Nga 150 e deri në 250 euro janë çmimet që individ të caktuar i kanë caktuar për të shitur një temë diplome, të çfarëdo drejtimi në nivelin Bachelor, thonë në organizatën “Çohu”.

Këto të dhëna organizata i ka nxjerr pas një hulumtimi të bërë.

Në Rektoratin e UP-së shprehen se nuk kanë qenë në dijeni për një dukuri të tillë, por thonë se rektori Marjan Dema “ka marrë masa ndaj kësaj çështjeje”.

Shqetësuese këtë dukuri e shohin sidomos njohësit e çështjeve të arsimit. /21media/