
Edhe sot në Kukës po vazhdon vaksinimi kundër Covid-19 i mjekëve nga Kosova, njofton Insajderi.
Gjatë ditës së sotme u vaksinua grupi i dytë me 200 persona.
Kështu ka njoftuar kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama përmes një postimi në Facebook.
“Jena një. Ka vazhduar sot në Kukës vaksinimi i grupit të dytë prej 200 bluzash të bardha të Kosovës”, ka shkruar Rama./Insajderi.com