Kreu i PD-së do të ketë edhe takime tjera në Kosovë.

Lideri i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, do të vazhdojë vizitën e tij në Kosovë.
Basha në ditën e tij të dytë në Kosovë do të takohet me kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmetin dhe kryetarin e Mitrovicës, Agim Bahtirin.
I pari PD-së do të bëjë homazhe pranë varrit të ish-presidentit Ibrahim Rugova, varrit të Isa Boletinit në Boletin, si dhe do të zhvillojë homazhe te Memoriali i Jasharëve në Prekaz..
Basha, në ditën e parë të vizitës zyrtare në Kosovë ka takuar figurat e larta shtetërore dhe partiake në vend. /Insajderi.com/