24-vjeçari, Indrit Bajraktari, i cili dyshohet për vrasjen nga pakujdesia të 17-vjeçares, Enisa Dodaj në plazhin e Velipojës, është deklaruar rreth ngjarjes që ndodhi para tre ditëve në këtë vend.
Gjykata ka vendosur masën “arrest me burg” ndaj 24-vjeçarit të dyshuar, ndërkaq ky i fundit në sallën e gjyqit kishte deklaruar se janë rrëzuar nga motorskafi dhe se nuk mban mend asgjë të ketë ndodhur.
Ai shtoi se kishin qenë pa jelekët mbrojtës, ndërsa nuk kishte qenë në dijeni se vajza ishte nën moshën 18-vjeçare, por se njihet me motrën e saj në Angli.
“Jemi rrëzuar të dy nga motori dhe nuk mbaj mend asgjë se çfarë ka ndodhur. Për rreth 40 minuta kam qëndruar pa ndjenja në ujë dhe pasi jam përmendur kam tentuar të dal me not. Ka ardhur një çift tjetër me motorskaf dhe me thanë se po njoftojmë ato të motorskafëve se ata ishin dy vetë dhe s’kishte vend për mua. Nuk e di se si ka përfunduar çelësi i motorskafit në qafën e vajzës sepse kam rënë pa ndjenja. Kam tentuar që të largohem nga frika. Më kapi paniku dhe kisha frikë. Kam menduar se vajza është 18 vjeçe ndaj edhe kemi dale. Motra e saj është në Angli dhe kemi njohje. Kemi qenë pa jelekët mbrojtës në motoskaf”, ka thënë ai. /Insajderi.com