Vdekja e Agon Musliut, pikë e zezë në pandemi

Vdekja e Agon Musliut, pikë e zezë në pandemi

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, derisa ka folur për situatën me COVID-19, ka deklaruar se njolla më e madhe mbetet vdekja e studentit Agon Musliut, njofton Insajderi.

Ai ka thënë që janë në pritje të hetimeve që rasti të zbardhet deri në fund.

Musliu kishte vdekur pas ardhjes nga Gjermania – me anë të fluturimeve që i organizonte qeveria e Kosovës.

Si rregull, me të ardhur në aeroport, të gjithë pasagjerët vendoseshin në qendrën e studentëve në Prishtinë, e cila ishte shndërruar në karantinë.

Musliu ishte hedhur nga dhoma ku po qëndronte dhe kishte mbetur i vdekur.

Më vonë u aludua se ai u ka prezantuar dokumentacion zyrtarëve se ka probleme të caktuara të cilat ia pamundësojnë karantinimin, por kërkesa e tij nuk ishte përfillur./Insajderi.com