Vdekja e dyshimtë e 7 vjeçares në Prishtinë – policia interviston 3 persona

Vdekja e dyshimtë e 7 vjeçares në Prishtinë – policia interviston 3 persona

Policia e Kosovës njofton se ka intervistuar tre veta në lidhje me vdekjen e dyshimit të vajzës së mitur (dyshohet rreth moshës shtatë vjeçare) që ndodhi dje, e martë, në Prishtinë, njofton Insajderi.

Siç u bë e ditur, viktima kishte shkuar në njërën nga ordinancat private për të bërë një fotografim të kokës, ndërsa ka ndërruar jetë nga mbi doza e anestezionit.

Në raportin e policisë thuhet se “tre dëshmitarë meshkuj kosovarë janë intervistuar dhe janë liruar në procedurë të rregullt”.

Ndërsa me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar për obduksion.

Policia ka njoftuar se ende nuk ka më shumë detaje dhe se “rasti është duke u hetuar”./Insajderi.com