Vdekja e foshnjës në Spitalin e Gjilanit – Arrest shtëpiak për gjinekologun

Vdekja e foshnjës në Spitalin e Gjilanit – Arrest shtëpiak për gjinekologun

Gjykata Themelore në Gjilan ia ka caktuar masën e arrestit shtëpiak prej 30 ditësh mjekut me inicialet V.TH., njofton Insajderi.

Sipas njoftimit, ai dyshohet se nuk e ka mjekuar një fëmijë të posalindur në Spitalin Rajonal të Gjilanit, i cili më pas ka ndërruar jetë.

“Ekziston dyshimi i bazuar se më datë 21 maj 2021, i pandehuri V.TH., në Repartin e Gjinekologjisë në Spitalin Rajonal të Gjilanit, me rastin e lindjes së të dëmtuarës D. Ll. nuk ka ndërmarrë veprimet me kohë për mjekim, pas lindjes, për një kohë të shkurtë është konstatuar se fëmija është pa shenja jete.

Me këto veprime, i pandehuri dyshohet se ka kryer veprën penale ‘trajtim i pandërgjegjshëm mjekësor’ vepër e sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”, thuhet në njoftimin e gjykatës./Insajderi.com