Vdekja e major Tanushit, flamuri shqiptar në gjysmështizë në Afganistan

Vdekja e major Tanushit, flamuri shqiptar në gjysmështizë në Afganistan

Në bazën e NATO-s “Camp Arena” në Herat Afganistan flamuri shqiptar është ulur në gjysmështizë, në nderim të major Klodian Tanushi, i cili ndërroi jetë mbrëmjen e djeshme, pasi mbeti i plagosur në aksidentin e 6 majit, në misionin e NATO-s në Letoni.

Kontigjenti V Paqeruajtës nderon veprën sublime të dëshmorëve të rënë Letoni.

Komandanti i kontingjentit shqiptar në misionin e NATO “Enhanced Forward Presence”, major Klodian Tanushi humbi betejën me jetën, ndërsa ndodhej në spitalin “Riga East University”, në gjendje shëndetësore të rënduar pas incidentit në bazën e NATO-s në Letoni.

Major Tanushi u plagos rëndë në incidentin ku humbi jetën nëntetarja Zarife Hasanaj si pasojë e shpërthimit të disa municioneve të paplasura gjatë kryerjes së detyrës në bazën e NATO-s në Letoni, ku po zhvillohej stërvitja ushtarake e një prej aleatëve. Nga ky shpërthim ka mbetur i plagosur edhe rreshteri Julian Xhevat Kapaj.