Vdekje e dyshimtë në Gjakovë

Vdekje e dyshimtë në Gjakovë

Një vdekje e dyshimtë që ka ndodhur të hënën rreth orës 10:00 në Gjakovë, njofton Insajderi.

Policia njofton se një person është dërguar pa shenja jete në Spitalin e Gjakovës nga familjarët e tij.

“Është raportuar se viktima mashkull kosovar nga familjarët e tij ishte dërguar në spitalin rajonal në Gjakovë pa shenja jete, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Trupi i pajetë i viktimës, me urdhër të prokurorit është dërguar në Instituin e Mjekësisë Ligjore për obduksion./Insajderi.com