Vdekje e dyshimtë në Istog – policia nis hetimet

Vdekje e dyshimtë në Istog – policia nis hetimet

Një person është gjetur pa shenja jete të martën e 30 nëntorit në Istog.

Rasti në polici është hapur si “Hetim i vdekjes”.

“Është raportuar se viktima mashkull kosovar në oborrin e shtëpisë së tij,  ishte gjetur  pa shenja jete nga dëshmitari mashkull kosovar”.

“Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë relevante policore  dhe ekipi mjekësor ku dhe është konstatuar vdekja e viktimës”, thuhet në raportin e policisë.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion./Insajderi.com