Vdekje e dyshimtë në Istog

Vdekje e dyshimtë në Istog

Në Studenicë të Istogut rreth orës 19:00 është gjetur i vdekur një person.

Lajmin për Gazetën Online Insajderi, e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonine e Pejës, Driton Rugova.

“Mbrëmë policia është informuar që në fshatin Studenicë është një person i shtrirë, policia ka dalë në vend të ngjarjes edhe ekipi mjekësor që e ka konstatuar vdekjen e viktimës”, tha ai.

I ndjeri është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ndërsa Policia po vazhdon hetimin. /Insajderi.com