Një vdekje e dyshimtë ka ndodhur të shtunën rreth orës 23:30 në Kemenicë, njofton Insajderi.
Viktima femër kosovare ishte sjellë pa shenja jete në Shtëpinë e Shëndetit.
Siç njofton policia, vdekjen e saj e ka konstatuar mjeku kujdestar.
“Viktima femër kosovare është sjellë pa shenja jete në shtëpinë shëndetit Kamenicë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Në vendë ngjarje kanë dal njësitet përkatëse”, thuhet në raportin e PK-së.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion./Insajderi.com