Vdekje e dyshimtë në Prishtinë

Vdekje e dyshimtë në Prishtinë

Një person është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në Prishtinë gjatë mëngjesit të djeshëm, njofton Insajderi.

Siç bëhet e ditur nga Policia e Kosovës, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore, për obduksion.

“Prishtinë 14.11.2020 – 08:48. Raportohet se në banesë, është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML, për obduksion”, thuhet në njoftimin e policisë. /Insajderi.com