Një vdekje po cilësohet të jetë e dyshimtë në Prishtinë.
Rreth orës 16:00 në fshatin Rimanishtë është parë trupi i pajetë.
Pas kësaj, Policia ka ndalur në vendin e ngjarjes.
Lajmin për Insjaderin e konfirmoi zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
Ai tha se mjekët emergjent e kanë konstatuar vdekjen e 30 vjeçarit.
“Aktualisht policia me kujdes të shtuar ka nisur hetimin e rastit si vdekje e dyshimtë dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato forenzike – të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin dhe ndriçimin e plotë të rastit”, ka thënë Borovci. /Insajderi.com