Vdekje e dyshimtë në Prishtinë

Vdekje e dyshimtë në Prishtinë

Në Prishtinë është gjetur një person pa shenja jete, saktësisht në rrugën Afrim Zhitia, rreth orës 13:20, njofton Insajderi.

Policia njofton se në vendin ku është gjetur viktima, është gjetur edhe një revole, një gëzhojë dhe një fishekë i pa shkrepur.

Trupi i pa jetë i viktimës është dërguar për obduksion.

Në raportin e policisë nuk tregohet nëse viktima ka qenë i qëlluar me armë zjarri, apo jo./Insajderi.com