Vdekje e dyshimtë në Prizren

Vdekje e dyshimtë në Prizren

Policia e Kosovës njofton për një vdekje të dyshimtë që ka ndodhur të enjten rreth orës 08:40 në Prizren.

Siç bëhet e ditur në njoftim, një person ka vdekur pasi ka rënë në tokë derisa ishte duke punuar me ekskavator.

“Është raportuar se viktima mashkull kosovar derisa ka qenë duke punuar me ekskavator përnjëherë ka rënë në tokë. Njësit relevante dhe ekipi mjekësor kanë dal në vendin e ngjarjes ku dhe është konfirmuar vdekja e tij”, thuhet në raportin e PK-së.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion./Insajderi.com