Policia e Kosovës njofton se një person ka vdekur në rrethana të dyshimta të enjten në Prizren.
Sipas njoftimit, viktima ishte dërguar në spitalin rajonal pa shenja jete, përcjell Insajderi.
“Prizren, 22.07.2021 – NN. Është raportuar se viktima mashkull kosovar ishte sjellë në spitalin rajonal pa shenja jete, vdekjen të cilit e ka konstatuar mjeku. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.
Me urdhër të prokurorit, viktima është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Rasti vazhdon të hetohet./Insajderi.com