Vdekje e dyshimtë në Prizren

Vdekje e dyshimtë në Prizren

Policia e Kosovës njofton se një person ka vdekur në rrethana të dyshimta të enjten në Prizren.

Sipas njoftimit, viktima ishte dërguar në spitalin rajonal pa shenja jete, përcjell Insajderi.

“Prizren, 22.07.2021 – NN. Është raportuar se viktima mashkull kosovar ishte sjellë në spitalin rajonal pa shenja jete, vdekjen të cilit e  ka konstatuar mjeku. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Me urdhër të prokurorit, viktima është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Rasti vazhdon të hetohet./Insajderi.com