Vdekje e dyshimtë në Prizren, policia jep detaje

Vdekje e dyshimtë në Prizren, policia jep detaje

Një person ka vdekur dje në Prizren, ndërsa policia këtë rast e ka cilësuar si “vdekje e dyshimtë”, njofton Insajderi.

Siç bëhet e ditur nga PK, viktima derisa ishte duke e drejtuar kamionin, është ndalur dhe ka kërkuar ndihmë mjekësore.

Njësiti përkatës dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes, por me të arritur në emergjencën e Prizrenit, ai ka ndërruar jetë.

“Prizren, 30.07.2020-10:15. Është raportuar se viktima mashkull  kosovar derisa ka qenë duke drejtuar kamionin është ndaluar dhe ka kërkuar ndihmë mjekësore. Njësit përkatëse dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes. Derisa viktima ka arritur në emergjencën e Prizrenit ka ndërruar jetë, vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor”, thuhet në njoftim.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i është liruar familjarëve. /Insajderi.com/